Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, pret me padurim përballjen me Italinë, kampionët në fuqi të Kampionatit Evropian.
“Ne nuk duhet të fokusohemi shumë te kundërshtari. Edhe kundërshtari duhet të mendojë për ne”, tha trajneri i kombëtares zvicerane.
Presioni në fazën e eleminimit direkt është krejtësisht i ndryshëm, prandaj përgatitja mendore është gjithashtu e rëndësishme.
“Por ne kemi përvojë dhe cilësi të mjaftueshme për të mbijetuar”, shtoi ai.
Paraqitjet e italianëve në këtë turne deri tani kanë qenë të përziera. Vetëm falë një goli në minutën e fundit ndaj Kroacisë, italianët siguruan vendin e dytë në grup dhe kualifikimin për në 1/16.
“Ata janë të paparashikueshëm dhe mund të luajnë sisteme të shumta”, thotë Yakin.
Me ndryshimin e skemës 3-4-2-1 këtë vit, Zvicra është ende e pamposhtur në shtatë ndeshje në 2024.
Mesfushori Fabian Rieder shprehet: “nuk do të thoja kurrë se jemi më mirë se Italia. Por ne nuk duhet të fshihemi. Kemi një ekip të fortë dhe shumë vetëbesim”.
Bernezi, i cili gjithashtu mund të bëhet një opsion në formacionin titullar për Yakin kundër tre herë kampionëve të Evropës, pret një “lojë interesante”.
Vetëm për arsye historike, Italia është favorite.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co