Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për 10 personat e akuzuar si të përfshirë në laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit, ndërsa mes tyre për, Julian Malaj është urdhëruar lirimi i menjëhershëm.
Konkretisht u shpall fajtor Nikolin Gjolena, i cili me gjykim të shkurtuar do vuajë 11 vite e 4 muaj burgim.
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datën 09.01.2024, Nr. 48 Akti, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Gjykimin e procedimit penal me Nr.141 të vitit 2022 në ngarkim të të pandehurve: Nikolin Gjolena, Viktor Çervenaku, Denilson Çervanaku, Klajdi Vrioni (alias Klajdi Kodra), Zenel Çervanaku, Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Redion Meshi, Julian Malaj, Marildo Rona.
- Gjykimi i kësaj çështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Elsa Ulliri dhe Flora Hajredinaj, me vendimin Nr. 39, datë 25.06.2024 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Nikolin Gjolena, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Nikolin Gjolena dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Nikolin Gjolena i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Nikolin Gjolena do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbedhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Denilson Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.
- Pushimin e akuzës për të pandehurin Denilson Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Denilson Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 17 ( shtatëmbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Denilson Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Denilson Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 ( pesë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Viktor Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
- Pushimin e akuzës për të pandehurin Viktor Çervenaku, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 1 i Kodit Penal, në referim të nenit 387, pg 1 në lidhje me nenin 328, pika 1 të K.Pr.Penale.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Viktor Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesembëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Viktor Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vite burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Viktor Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjete) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 1 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra dënohet me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Klajdi Vrioni alias Klajdi Kodra do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 13 (trembëdhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Zenel Çervenaku, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Zenel Çervenaku dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Zenel Çervenaku i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nëntë) vite e 4 (katër) muaj burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Zenel Çervenaku do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
- Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e saj me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtore të të pandehurës Enxhi Ferhati, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Enxhi Ferhati dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Enxhi Ferhati i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga e pandehura Enxhi Ferhati do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Redion Meshi, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 pg 4 i Kodit Penal, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Redion Meshi dënohet me një dënim të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Redion Meshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 9 (nente) vite e 4 (katër) muaj burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Redion Meshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Bledar Matoshi, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Bledar Matoshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 278 pg 1, në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, ne referim te nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bledar Matoshi dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bledar Matoshi i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Bledar Matoshi do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a pg 1, në lidhje me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe në bazë të këtyre dispozitave dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Marildo Rona, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, pg 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
- Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Marildo Rona dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Marildo Rona i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.
- Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit, 24.11.2022, dhe dënimi me burgim nga i pandehuri Marildo Rona do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë, në referim të parashikimeve të nenit 16, pika 1, shkronja a) të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Julian Malaj, për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Julian Malaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a pg 2 i Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, shkronja d) të K.Pr.Penale.
- Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Julian Malaj i ulet 1/3 e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
- Bazuar në nenin 261 dhe 389 të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj të pandehurit Julian Malaj me vendimin 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të caktuar.
- Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Julian Malaj nga paraburgimi nëse nuk mbahet për shkak të një vendimi tjetër.
- Në bazë të nenit 190, pika 1 të K.Pr.Penale, sendet e sekuestruara prova materiale disponohen sipas kerkeses se prokurorit.
- Shpenzimet procedurale të bëra gjatë hetimeve paraprake, sipas procesverbalit përkatës, në masën 36,483 (tridhjetë e gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e tre) lekë, si dhe shpenzimet gjyqësore, sipas procesverbalit përkatës, i ngarkohen të pandehurve të deklaruar fajtorë me këtë vendim, në mënyrë solidare.
- Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 25.06.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co