Nikla Fullkrug ka realizuar dy gola në Euro2024 për kombëtaren gjermane, ndërsa ka hyrë në fushën e lojës si lojtar zëvendësues.
Fullkrug ishte autori i golit të barazimit mes Zvicrës dhe Gjermanisë, duke i dhënë mundësinë kombëtares gjermane që të ruajë kryesimin në Grupin A, ndërsa Zvicra u rendit e dyta me 5 pikë, dy më pak se Gjermania.
Mesatarja e golave që Fullkrug ka shënuar me kombëtaren është 1 gol në 58 minuta. Ai ka realizuar 13 gola me “Mannschaft”, por është aktivizuar 755 minuta.
“Kalimi i grupit mund të na ndihmojë gjatë gjithë turneut, të përmirësojë atmosferën e ekipit dhe të rrisë entuziazmin e vendit tonë. U ndjeva shumë mirë. Jam i lumtur që kam mundur ta përjetoj gëzimin e golit edhe si ekip”, u shpreh sulmuesi gjerman.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co