Blero i kërkon falje publike Afronës: Unë jam arsyeja që martesa jonë nuk funksionoi

blero i kerkon falje publike afrones une jam arsyeja qe martesa jone nuk funksionoi
blero i kerkon falje publike afrones une jam arsyeja qe martesa jone nuk funksionoi

TIRANE

“Ia kemi borxh njëri-tjetrit një fjalë, sy më sy”… Kështu e nisën përballjen e tyre publike Afrona dhe Blero, pas disa viteve të ndarë. Edhe pse këngëtari kishte deklaruar më herët se çfarë ka thënë në këtë intervistë, e gjithë biseda, më histori të thëna e shumë të tjera të pathëna, në fakt, është shumë emocionuese. Emocionet, e para i pranon Afrona, e cila e ka të vështirë t’i mbajë lotët, por edhe Blero, megjithëse përpiqet të ketë pak më shumë vetëkontroll, ndihet po njëlloj i emocionuar përballë ish-bashkëshortes së tij.

Në fillim të intervistës, ai e komplimenton Afronën për podcast-in, por thekson se u vetëftua për të qenë pjesë e tij. Ndryshe nga Afrona, Blero mendon se nuk i kanë borxh askujt përveç njëri-tjetrit, por arsyeja që ai pranoi të dalë përballë saj publikisht është të japin një shembull të mirë si njerëz të qytetëruar.

Borxh nuk i kemi askujt përveç njëri-tjetrit, por mendoj se është mirë të japim një shembull të mirë, një shembull të civilizuar, që mund të frymëzojë njerëz. Mendoj se edhe si dy njerëz të qytetëruar mund ta flasim për çdo gjë dhe të japin një shembull të mirë…

Më tej, të dy ndalen tek arsyeja e prishjes së martesës. Pse erdhën deri në këtë pikë?

Afrona: Pse nuk na ka funksionuar martesa?

Blero: Pyetje shumë e mirë…

Afrona: Pse jemi këtu ku jemi sot?

Blero: Pyetje 1 milion euro….

Afrona: Pse erdhi deri këtu?

Blero: Mendoj prej disa mendimeve të mia personale, që s’kanë qenë të matura, të duhura në atë kohë. Besoj që kanë qenë gabim. Sido që të jetë, ne jemi njerëz dhe…

Afrona: Secili gabon…

Duke pranuar se ai është shkaktari kryesor i prishjes së martesës, Blero i kërkon falje publike ish-partneres së tij, madje edhe pranon se ka qenë pikërisht kokëfortësia e tij që çoi deri në divorc. Përveç kësaj, ai pranon se edhe distanca bëri të vetën. Afrona ishte ajo që sakrifikoi më shumë, duke qenë se provoi të jetonte në Prishtinë, madje edhe nisi punë, por nuk u mësua dot. Ai, nga ana tjetër, që duhej të bënte të njëjtën gjë, në fakt refuzoi, ndaj edhe gjërat nuk shkuan mirë më pas….

Arsyeja pse nuk na ka funksionuar është pjesë shumë e madhe imja, gabimi im. Po e pranoj publikisht, po të kërkoj edhe falje publikisht ty Afrona, sinqerisht. Në atë kohë, ka qenë ideja ime të qëndronim në Kosovë, ti e di. Por duhet të vija me ty në Zvicër, po nuk e kam parë si e shoh sot. Unë e kam menduar ashtu. Ti ke pasur të drejtë gjithmonë, kur ke thënë “duhet kështu, kështu, kështu”, por kokëfortësia ime ka qenë arsyeja kryesore në mosfunksionim e martesës sonë. Por njeriu i sheh gabimet e veta më vonë. Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë, distanca, idetë…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →