Trajneri i njohur, Shpëtim Duro ishte i ftuar në “Euro 24” në Neës 24, ku në bisedën e bërë me Trevisa Tufën, analizoi kombëtaren dhe rrugëtimin kuqezi në Euro 2024.
“Lojtarët e kanë dhënë zemrën në fushë. Ne kemi thënë shpesh qysh në hedhjen e shortit se kemi patur kundërshtarë të nivelit të lartë. Këta kundërshtarë kanë yje që mund të bëjnë diferencën. Rrugëtimi ynë ka qenë fantastik. Mund ta shikojmë në aspekte pozitive.
Ne e dinim që me këto skuadra, nuk ishte surprizë ky eleminim. Për të gjithë opinionin sportiv, tifozëria e Shqipërisë ka qenë fantastike. Ka qenë pjesa më e bukur, dekori me tifozët tonë. Ekipit nuk iu krijuan mundësitë, ndoshta mund të merrnim më shumë pikë. Skuadra jonë ka treguar personalitet” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co