![Miqësore me 4 gola/ Tirana ndahet në “paqe” ndaj Ballkanit të Ilir Dajës, ja cilët ishin autorët e golave te bardheblutë 2 miqesore me 4 gola tirana ndahet ne paqe ndaj ballkanit te ilir dajes ja cilet ishin autoret e golave te bardheblute](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/miqesore-me-4-gola-tirana-ndahet-ne-paqe-ndaj-ballkanit-te-ilir-dajes-ja-cilet-ishin-autoret-e-golave-te-bardheblute.jpg)
Tirana zhvilloi miqësoren e radhës në orën 18:00 në stadiumin e Ohrit. Këtë herë kishin përballë një ekip edhe më të fortë se sfiduesi i parë, sepse luajtën me Ballkanin e Ilir Dajës në duelin që përfundoi në barazim 2-2.
Vlen të theksohet fakti se miqësorja e parë për bardheblutë ishte me Strugën dhe u humb me shifrat 1 me 0.
Në të dytën të zhvilluar sot në stadiumi “Biljanini Izvori” të Ohrit ishin Përgjoni dhe Jonuzi që shënuan për kryeqytetasit e Bledi Shkëmbit, teksa i gjithë takimi u mbyll në paqe.
Tirana po vazhdon përgatitjet intensive në Ohër në kuadër të turit të parë të Conference League kundër Torpedo Kutaisit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co