Një vit pas tërmeteve shkatërruese, OKB: Mbi 3 milionë persona të pastrehë në Turqi

nje vit pas termeteve shkaterruese okb mbi 3 milione persona te pastrehe ne turqi
nje vit pas termeteve shkaterruese okb mbi 3 milione persona te pastrehe ne turqi

Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për miliona banorë që mbetën të pastrehë pas tërmetit shkatërrues të një viti më parë, tha një zyrtare e Kombeve të Bashkuara.

“Ka një pjesë të madhe të popullsisë që ka nevojë për strehim. Atje po ndërtohen shtëpi, por nuk janë të mjaftueshme”, tha për agjencinë Dpa, përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të OKB-së (UNDP), Louisa Vinton.

OKB-ja vlerëson se dy tërmetet e fuqishme shkurtin e vitit të kaluar kanë lënë të pastrehë të paktën 3.3 milionë qytetarë në juglindje të Turqisë.

Strehimi i duhur dhe mbështetja e jetesës së banorëve lokalë janë dy nevoja urgjente një vit pas tërmeteve shkatërruese, tha Vinton.

Disa persona ende jetojnë qoftë në tenda apo në oborret e shtëpive të tyre të dëmtuara kanë vendosur tenda, theksoi ajo.

“Ne do t’i sjellim qytetarët e mbetur, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan apo janë të pabanueshme, në shtëpi të sigurta”, tha të martën presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan kishte premtuar se do të ndërtoheshin afër 300.000 ndërtesa banimi për të mbijetuarit e tërmetit brenda një viti pas dridhjeve të fuqishme të tokës.

Megjithatë, Qeveria e tij nuk ka përmbushur këtë qëllim dhe tani synon që të ndërtojë 200.000 njësi banimi deri në fund të vitit 2024.

Më herët gjatë të martës, banorët e zemëruar të provincës së goditur rëndë nga tërmetet, Hataj, protestuan kundër zyrtarëve qeveritarë dhe lokalë, të cilët morën pjesë në ngjarjet e organizuara për njëvjetorin e tërmeteve.

Shumë prej tyre janë ankuar për, siç kanë thënë, përgjigjen e ngadalshme të Qeverisë për të larguar rrënojat dhe për të ndërtuar shtëpi të reja.

UNDP, sipas Vinton, ka ndarë 10 milionë dollarë grante për bizneset individuale në 11 provinca turke, që u prekën nga tërmetet.

Tërmeti i shkallës 7.7 e pati goditur juglindjen e Turqisë në mëngjesin e 6 shkurtit, i përcjellë nga një tërmet tjetër 7.6 shkallësh, të njëjtën ditë.

Nga këto tërmete u vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare dhe të dhënave të grupeve monitoruese./ REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →