Numri një i stolit të Francës, Deschamps u ndal për mediat, pas atij barazimi 1-1 ndaj Polonisë, takim ky i vlefshëm për Europianin.
“Nuk jam aspak i zhgënjyer. Sigurisht që donim vendin e parë, por Skorupski ishte i shkëlqyer, bëri shumë pritje dhe nuk arritëm të shfrytëzojmë sa më shumë mundësitë tona”.
“Ne kishim pesë në pjesën e parë, por nuk bëhet fjalë vetëm për të përfituar nga mundësitë tona, por duhet t’i jepni meritë portierit. Duhet të luajmë shpejt, me topin në tokë. Nuk do t’i kishim fituar kurrë duelet, sepse ata janë më të fortë se ne”.
“Mund të keni dy raste dhe të shënoni dy. Mund të kesh shtatë si ne sot dhe të mos shënosh. Natyrisht ne mund të përmirësohemi, por do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të kishte mundësi”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co