Marrëveshja me Italinë për pensionet, eksperti Trimçe: Si do të përfitojnë pensionistët në të dyja vendet

marreveshja me italine per pensionet eksperti trimce si do te perfitojne pensionistet ne te dyja vendet
marreveshja me italine per pensionet eksperti trimce si do te perfitojne pensionistet ne te dyja vendet

Dritan Trimçe, zv/presidenti i shoqatës së Diasporës në Itali në një lidhje për News 24, foli për arritjen e marrëveshjes midis Shqipërisë dhe Italisë, duke treguar se si do të përfitojnë qytetarët.

“Është një nga marrëveshjet më të rëndësishme në historinë e emigracionit shqiptar ajo me Italinë dhe më vonë shpresoj edhe me Greqinë ku është numri më i madh i emigrantëve. Është një marrëveshje e pritur prej 30 vitesh dhe vitet e fundit kishim filluar të humbim durimin. Shumë veta kanë dalë në pension dhe nuk mund ta gëzojnë këtë marrëveshje. Është diçka shumë e rëndësishme.

Për herë të parë në historinë e Italisë caktohen fondet pa pasur marrëveshjet. Fondet janë caktuar dy vjet para marrëveshjes dhe fondet sipas bilancit të vitit 2022, janë 7.6 milionë euro që shërbejnë përreth 600 veta. Është 9.8 milionë euro për 2024 dhe arrin në vitin 2032 me 20.3 milionë euro. Jemi duke folur për një numër jo shumë të madh njerëzish.

[embedded content]

E drejta është për 500 mijë shqiptarë por ato që përfitojnë pensionin janë 3 mijë deri në 4 mijë veta çdo vit. Sa i përket italianëve në Shqipëri, ne nuk kemi një numër ekzakt. Mund të them se përfitimi si për italianët dhe për shqiptarët që kanë punuar në kohë të ndryshme por edhe për ata që kanë bërë punë sezonale. Marrëveshja nuk mbulon sigurimin shëndetësor dhe sëmundjet profesionale.

Ajo që na intereson ne është që një njeri që vendos të dalë në pension shkon në zyrat italiane dhe bën kërkesën edhe për Shqipërinë. Në Itali ka dy lloj pensionesh, ai i pleqërisë që është 67 vjeç dhe ai i vjetërsisë në punë që është 63 vjeç me 42 vite punë me kontribute. Në qoftë se një njeri del 67 vjeç dhe nuk ka 20 vite punë mund të bashkojë vitet e Shqipërisë dhe Italisë. Nëse shuma është 550 euro që është sot, personit shteti italian i jep 400 euro dhe arrin shumën e pensionit social nëse jeton në Itali”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →