“Ka pasoja tragjike dhe fatale”, Moska paralajmëron SHBA: Mos i jepni armë Ukrainës

ka pasoja tragjike dhe fatale moska paralajmeron shba mos i jepni arme ukraines
ka pasoja tragjike dhe fatale moska paralajmeron shba mos i jepni arme ukraines

Rreziku i një përshkallëzimi të luftës në Ukrainë është shumë i lartë. Kështu është shprehur Ministri i Mbrojtjes ruse, Andrei Belousov, gjatë një bisede telefonike me shefin e Pentagonit, Lloyd Austin.

Shkak sipas zyrtarit të lartë rus janë furnizimet me armë të amerikanëve për Ukrainën, citon agjencia e lajmeve Tass. “Të dy ministrat, gjatë një bisede telefonike me iniciativën amerikane, shkëmbyen mendime për situatën në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e Mbrojtjes ruse, e cila shton se “Belousov theksoi rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm për shkak të furnizimeve të vazhdueshme të armëve nga SHBA për Ukrainën. Forcat e Armatosura”.

Bisedën telefonike midis Austin dhe Belousov e konfirmoi edhe Pentagoni i cili me anë të zëdhënësit të saj, Pat Ryder vuri në dukje në një deklaratë për mediat, se të dy ranë dakord të “mbajnë linjat e komunikimit të hapura”. Sekretari i Mbrojtjes nuk kishte folur me homologun e tij nga Moska, që nga marsi i vitit 2023.

Ndërkohë tonet e deklaratave vijojnë të mbeten të larta nga përfaqësuesit rus. Diplomati më i lartë i Rusisë për kontrollin e armëve tha se Rusia kishte bërë përparime në parandalimin bërthamor e cila do ta lejoj atë të garantoj sigurinë e saj për dekadat në vijim, edhe në një epokë të dominuar nga përparimet në Inteligjencën Artificiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →