Heqja e dinarit serb nga BQK, ish-ministri Milo: Vendim për sovranitetin e Kosovës, SHBA dhe Brukseli e kuptojnë këtë

heqja e dinarit serb nga bqk ish ministri milo vendim per sovranitetin e kosoves shba dhe brukseli e kuptojne kete
heqja e dinarit serb nga bqk ish ministri milo vendim per sovranitetin e kosoves shba dhe brukseli e kuptojne kete

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar vendimin për heqjen e dinarit serb nga qarkullimi në Kosovë.

Milo u shpreh se ky është një vendim për sovranitetin e Kosovës, gjë që sipas tij është kuptuar nga SHBA dhe Brukseli.

“Heqja e dinarit serb nga Kosova është nje vendim sovraniteti. Këtë e di edhe SHBA, edhe Brukseli. Problemi është se qeveria e Kosovës vendosi të hedhë një hap tjetër në çështjen e forcimit të sovranitetit të saj dhe e gjykoi të arsyeshme të ndërmerrte këto hapa. A ka një prapavijë qëndrimi i qeverisë së Kosovës në raport me këto dy masa? Patjetër që ka. A është zgjedhur momenti i duhur dhe çfarë synon qeveria e Kosovës me këto vendime që po merr. Unë e mbështes masat e marra në zbatimin e sovranitetit të vendit”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →