Rutte zyrtarizohet në krye të NATO-s, reagon Kremlini

rutte zyrtarizohet ne krye te nato s reagon kremlini
rutte zyrtarizohet ne krye te nato s reagon kremlini

Kremlini ka reaguar këtë të mërkurë pas zyrtarizmit të emërimit të Mark Rutte-s si shefi i ri i NATO-s. Sipas Dimitry Peskov, zëdhënësit të Presidentit rus, Vladimir Putin, emërimi i holandezit ka pak gjasa të ndryshojë qëndrimin e aleancës kundrejt rusisë.

“Kjo zgjedhje zor se mund të ndryshojë gjë në linjën e përgjithshme të NATO-s, aleancës euroatlantike, ku vendet e veçanta nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara, por edhe së bashku si aleancë e Atlantikut Verior, po punojnë për ta shtypur strategjikisht Federatën Ruse”, tha Peskov në një konferencë për mediat. “Për momentin është një aleancë armike me ne”.

Emërimi i Rutte-s u bë formalitet pasi rivali i tij i vetëm për këtë post, presidenti rumun Klaus Iohannis, njoftoi javën e kaluar dorëheqjen nga gara, pasi kishte dështuar të siguronte mbështetje.

“Këshilli i Atlantikut Verior vendosi ta emërojë kryeministrin holandez Mark Rutte si sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, i cili do ta pasojë Jens Stoltenbergun”, tha NATO-ja në një deklaratë.

Rutte do ta marrë detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të aleancës ushtarake nga 1 tetori 2024, kur i mbaron mandati shefit të tanishëm Jens Stoltenbergut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →