“Rrugëtim i jashtëzakonshëm”, kapiteni Gjimshiti: Të udhëhiqja Kombëtaren ishte unike, na mungoi fati

rrugetim i jashtezakonshem kapiteni gjimshiti te udhehiqja kombetaren ishte unike na mungoi fati
rrugetim i jashtezakonshem kapiteni gjimshiti te udhehiqja kombetaren ishte unike na mungoi fati

Si një kapiten i vërtetë, fjalë pak e shumë punë, Berat Gjimshiti udhëhoqi Shqipërinë në një Evropian që do të mbahet mend gjatë. Tetë vite më parë, ëndrra iu pre në mes, por këtë herë ylli kuqezi u rikthyer aty ku i takonte, për më tepër me shiritin në krah. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Gjimshiti nuk i fshehu emocionet dhe krenarinë për këtë aventurë fantastike:

“Një rrugëtim i jashtëzakonshëm që nga kualifikueset deri në Kampionatin Evropian. Treguam karakter si Kombëtare duke u paraqitur në fushë si të barabartë me gjigantë evropianë, por që na mungoi edhe fati për të arritur më shumë. Të jem kapiten i Kombëtares në një Evropian, është krenaria më e madhe për mua dhe t’i udhëheq këta bashkëlojtarë të mrekullueshëm ka qenë diçka unike. Dua t’i falënderojë tifozët më të mirët në botë, tifozët Kuq e Zi që nuk na kanë lënë vetëm në asnjë moment duke na përkrahur me të gjitha mënyrat, por një falënderim edhe më i madh për ta është se treguan kulturë të lartë sportive, duke bërë që e gjithë Evropa të flasë mirë për ta dhe për kombin shqiptar. Kombëtarja ka të ardhme të ndritur dhe ky është vetëm një fillim i gjërave edhe më të mëdha që na presin. Përgjithmonë Kuq e Zi, Forca Shqipëria ime, shkruan Gjimshiti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →