O me Rusinë o me BE-në. Ishte praktikisht ky mesazhi që i përcolli Beogradit shefi i diplomacisë së bllokut, Josef Borrell.
Ai paralajmëroi se ambiciet për anëtarësim në bllok dhe raportet e ngushta me Moskën nuk shkojnë së bashku…
“Harmonizimi me politikën tone të jashtme dhe atë të sigurisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohet një zgjerim i zgjedhjes së tyre strategjike dhe përkushtim për anëtarësim. Mbajtja e raporteve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është në përputhje me ndërtimin e të ardhmes së përbashkët me dhe brenda BE-së”, tha shefi i diplomacisë evropiane pas përfundimit të takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së që u mbajt në Luksemburg.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co