A më do ende? Blero i bën pyetjen e shumëpritur Afronës, ja si përgjigjet ajo

a me do ende blero i ben pyetjen e shumepritur afrones ja si pergjigjet ajo
a me do ende blero i ben pyetjen e shumepritur afrones ja si pergjigjet ajo

TIRANE

Dy vite pas martesës Afrona Dika dhe Blero Muharremi vendosën që t’i japin fund marrëdhënies së tyre. Në atë kohë ata bënin postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke akuzuar njëri-tjetrin për arsyen e divorcit.

Por një ditë më parë në “Youtube” është publikuar podkasit “Talk With Afrona”, ku i ftuari i radhës ishte pikërisht këngëtari i njohur, ku çifti tregoi për herë të parë arsyen e ndarjes së tyre.

E pyeti pse janë ndarë, Afrona përlotet nga përgjigja e Bleros: Jam duke u djersitur…

Si Blero ashtu edhe Afrona pranuan se kanë patur faj që martesës së tyre i erdhi fundi. Gjithashtu këngëtari i kërkoi falje disa herë ish-bashkëshortes së tij për të gjitha gjërat që ka thënë kundër saj.

Ata u shprehën se nuk e kanë pasur të lehtë ndarjen, por tani mllefi që ata kanë patur kundrejt njëri-tjetrit ka kaluar dhe i uruan njëri-tjetrit vetëm të mira.

Në këtë bashkëbisedim nuk munguan lotët, të qeshurat, pyetjet për vajzën e Bleros, por edhe pyetje ngacmuese.
Në një moment gjatë bashkëbisedimit, Blero e pyet Afronën ‘a më dol hala?’ dhe ajo përgjigjet: “Joo, Blerim. Humor i zi, tipik ti’.
E pasi patën një shkëputje të shkurtër, kur iu rithyen bashkëbisedimit Blero e ngacmon sërish: “E lamë te pyetja ime që nuk u përgjigje”.
Afrona e anashkalon kësaj radhe pyetjen dhe nis e flet për gjëra të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →