Kreu i Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në Mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është shprehur se kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka lexuar drejt Kushtetutën sa i përket mandatit të Sali Berishës.
Bardhi shprehet se mos ndërprerja e madatit të Berishës, ii jep fund debatit dhe spekulimeve “te sponsorizuara nga segmente të mazhorances”.
Ndër të tjera ai shprehet se kanë kërkuar që të krijohet mundësia që Berisha të marrë pjesë në seancat plenare dhe aktivitet e tjera parlamentare.
“Sot Kryetarja e Kuvedit, lexoj drejt kushtetuten sa i perket mandatit te kreut te opozites Sali Berisha. Strukturat ligjore te kuvendit argunentuan se Sali Berishes nuk i nderpritet mandati pasi mungesa e tij ne kuvend nuk eshte pa arsye. Kjo i jep fund debatit dhe spekulimeve te sponsorizuara nga segmenete te mazhorances. Ne kerkuam qe zotit Berisha, ne perpithje me kushtetuten ti krijohet mindesia qe te ushtroj te plote mandatin e deputetit duke marre pjese me seancat parlamentare dhe aktivitetet e tjera parlamentare”, tha Bardhi.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co