Një ngjarje gati e pazakontë ka ndodhur pak muaj më parë në zonën kufitare në Maqellarë të Dibrës.
Policia ka sekuestruar në një banesë tre viça me arsyetimin se kishin hyrë ilegalisht nga territori i shtetit fqinj të Maqedonisë së Veriut në territorin shqiptar.
Gazetari Enver Doci raporton për Balkanweb se e zonja e shtëpisë, Naime Capa tha se prej gjashtë muajsh nuk di se çfarë është bërë me viçat e familjes së saj pasi nuk ka marrë asnjë informacion nga policia. Ajo ka bërë kallëzim edhe në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për veprimet që kanë bërë oficerët në lidhje me sekuestrimin e viçave që gjendeshin në stallën e bagëtisë.
Nga ana tjetër, Naime Capa kërkon që problemi i saj të zgjidhet sa më parë dhe t’i rikthehen viçat e sekuestruar, ndryshe do të kalojë në vetëgjyqësi.
(balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co