![Zvicra, Xhaka: Jam i kënaqur me paraqitjet e skuadrës, mund të shkojmë larg 2 zvicra xhaka jam i kenaqur me paraqitjet e skuadres mund te shkojme larg](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/zvicra-xhaka-jam-i-kenaqur-me-paraqitjet-e-skuadres-mund-te-shkojme-larg.jpg)
Mesfushori shqiptar i Zvcrës, Granit Xhaka u shpreh i kënaqur nga paraqitjet e skuadrës, deri më tani në Europian.
“Sinqerisht mendoj se Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes ndaj Gjermanisë. Mendoj që festimi i çmendur i gjermanëve për golin e barazimit e tregon këtë.
Edhe pse nuk u arrit vendi i parë, Xhaka shprehet se është plotësisht i kënaqur: “Ne e mbyllim grupin të pamposhtur dhe me një ndeshje që nxori në pah të gjithë karakterin tonë. Ndaj Skocisë, kur ishim në disavantazh, reaguam në mënyrë të shkëlqyer. Në Frankfurt, , ne pamë gjithashtu urinë e madhe të ekipit, le të shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një ekip me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co