Euro 2024/ Zaccagni rrëfen emocionet e golit të kualifikimit dhe zbulon prapaskenën e veçantë

euro 2024 zaccagni rrefen emocionet e golit te kualifikimit dhe zbulon prapaskenen e vecante
euro 2024 zaccagni rrefen emocionet e golit te kualifikimit dhe zbulon prapaskenen e vecante

Italia ia doli të renditej e dyta në Grupin B, edhe pse mes shumë vuajtjesh. Axurrët i deroi një gol i Mattia Zaccagnit në kohën shtesë ndaj Kroacisë, një gol që shërbeu për të barazuar takimin dhe për të lënë kroatët në vendin e tretë. Heroi i të kaltërve, Zaccagni zbulon së fundmi edhe disa nga prapaskenat që lidhen me emocionet për atë gol të veçantë.

“Më telefonoi edhe Del Piero, ishte shumë i lumtur për mua. Më tha që të vazhdoja në këtë rrugë. Kur e godita topin nuk u mendova dy herë, ishte topi perfekt për të tentuar kuadratin. Edhe Spalletti u afrua shpejt për të festuar më përqafoi dhe më puthi. Për ne ishte shumë e rëndësishme që ta kalonim grupin si vend i dytë, ishte një mbrëmje madhështore që do ta mbaj mend për gjithë jetën.

Një tjetër finale në Berlin pas asaj të vitit 2006? Të riktheheshim në Berlin për një tjetër finale, do të ishte emocion i jashtëzakonshëm. Unë në vitin 2006 isha 11-vjeç dhe mbaj mend që pas ndeshjes dola për të festuar”, u shpreh Zaccagni.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →