Sulmet ndaj hebrenjve dhe myslimanëve në Gjermani janë rritur që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas, tregojnë shifrat e reja.
Incidentet antisemitike u rritën me më shumë se 80%, vitin e kaluar, krahasuar me vitin 2022.
Janë regjistruar rreth 4782 episode, mesatarisht 13 në ditë.
Shifrat nga grupi i monitorimit, Shoqata Federale e Departamenteve për Kërkim dhe Informacion mbi Antisemitizmin (RIAS), tregojnë se ka pasur një rritje të madhe pas sulmeve të Hamasit të 7 tetorit.
Ndërsa shumë ankesa ishin të lidhura me aktivizmin antiizraelit, autorët thanë se hebrenjtë përjetonin gjithnjë e më shumë antisemitizëm në punë, në institucionet arsimore dhe në mediat sociale.
Po ashtu, janë shënuar dhe raste të dhunshme kundër tyre.
Shembuj të tillë përfshijnë hedhjen e koktejeve molotov në një qendër komunitare hebreje në Berlin, flakë në shtëpinë e një familjeje hebreje në North Rhine-Ëestphalia dhe rritjen e “kërcënimeve të shfarosjes” kundër institucioneve hebraike.
Sulmet ndaj myslimanëve u shtuan, gjithashtu, pas 7 tetorit, sipas një raporti të veçantë të lëshuar këtë javë. Katër tentativa për vrasje janë ndër 1926 incidentet e regjistruara në Gjermani në vitin 2023 nga rrjeti CLAIM i OJQ-ve që monitorojnë islamofobinë dhe urrejtjen antimyslimane.
Një tentativë për zjarrvënie në një xhami, e cila ishte shënuar me një svastika, dhe një grua që u shty në shinat e trenit, pasi u pyet nëse ishte anëtare e Hamasit, janë gjithashtu ndër incidentet e shënuara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co