Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, kanë ngritur dyshimet se janë rikthyer krah njëri-tjetrit dhe se po kalojmë pushimet e verës së bashku, edhe pse u bënë disa muaj tashmë që bën të njohur fundin e lidhjes mes tyre.
Ndarja e çiftit të njohur, të cilët janë prindër të një vajze, Ninës, ka qenë tepër komentuar në median rozë për shkak të akuzave që ata hodhën ndaj njëri-tjetrit.
Por, pavarësisht çfarë ka ndodhur më herët, çifti duket se ka hedhur pas gjithçka dhe kanë vendosur të kalojnë disa ditë së bashku me vajzën e tyre.
Dyshimet kanë nisur pasi Fero ka publikuar disa foto me të bijën nga pushimet. Po ashtu, edhe Arbenita ka publikuar në rrjetet e saj sociale të vajzës, teksa kjo e fundit luan në rërë.
Nga vetë dyshja nuk ka pasur ndonjë konfirmim për ribashkim apo nëse kjo u bë vetëm për shkak të vajzës së tyre.
Pas ndarjes nga modelja, Fero u aludua se është martuar me një grua të re të besimit islam. Asokohe si bëri të ditur se do të largohej nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co