Arabia Saudite kushtëzon marrëdhëniet diplomatike me Izraelin: Të krijohet një shtet i pavarur palestinez, ose…

arabia saudite kushtezon marredheniet diplomatike me izraelin te krijohet nje shtet i pavarur palestinez ose
arabia saudite kushtezon marredheniet diplomatike me izraelin te krijohet nje shtet i pavarur palestinez ose

Arabia Saudite i ka njoftuar Shtetet e Bashkuara se nuk do të ketë marrëdhënie diplomatike me Izraelin nëse nuk njihet një shtet i pavarur palestinez bazuar në kufijtë e vitit 1967, që përfshijnë Jeruzalemin Lindor dhe ndalohet “agresioni” izraelit në Rripin e Gazës, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme saudite të publikuar të mërkurën.

Të martën, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby, tha se administrata e Presidentit Biden ka marrë reagime pozitive se Arabia Saudite dhe Izraeli janë të gatshëm të vazhdojnë diskutimet për normalizimin e marrëdhënieve.

Mbretëria e Arabisë Saudite e lëshoi deklaratën për të pohuar qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Uashingtonit për çështjen palestineze nën dritën e komenteve që i atribuohen zotit Kirby, tha ministria saudite.

Ideja që Izraeli dhe Arabia Saudite të çimentojnë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike ka qenë pjesë e diskutimeve që kur sauditët dhanë pëlqimin për vendet fqinje, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, të cilat vendosën marrëdhënie me Izraelin në vitin 2020.

Arabia Saudite ngriu planet e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, i thanë agjencisë së lajmeve Reuters në tetor të vitit 2023 burime që kanë dijeni mbi vendimet e Riadit, ndërsa u përshkallëzua lufta midis grupit militant palestinez Hamas dhe forcave izraelite.

Izraeli filloi ofensivën ushtarake në Gazën e kontrolluar nga Hamasi pasi më 7 tetor militantët e organizatës ndërmorën një aksion terrori në Izrael duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 253 të tjerë./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →