Ten Hag gati për firmën te Mançester Junajtid, kërkon edhe Dibalën

ten hag gati per firmen te mancester junajtid kerkon edhe dibalen

































Erik ten Hag i është afruar nënshkrimit të një kontrate të re me Mançester Junajtid pas bisedimeve pozitive me klubin.

ten-hag-1-780x439

Trajneri holandez do të hyjë në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij aktuale trevjeçare javën e ardhshme dhe bashkëpronarët e Junajtid, përfaqësuar nga kompania e Sër Xhim Retklif, “Ineos”, i kanë ofruar holandezit kushte të reja ndërsa vendosën ta mbajnë atë si trajner pas një analize në fund të sezonit.

Dakordësia për kontratën e re të Ten Hag është një prioritet, por drejtuesit e “djajve” këmbëngulin se asgjë nuk është finalizuar ende.

Pavarësisht disa modifikimeve në rolin e tij në “Old Trafford”, kuptohet se pozicioni i tij nuk do të ketë shumë ndryshime dhe Ten Hag do të vazhdojë të ruajë titullin e menaxherit.

Ai ka nisur të mendojë për skuadrën e sezonit të ardhshëm, ndërsa Paulo Dibala është një nga emrat që ka shprehur dëshirën të transferojë në “Old Trafford”, duke vënë në alarm klubin e Romës. Prej 1 korrikut, në kontratën e argjentinasit aktivizohet klauzola prej 12 milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →