Thuajse çdo person ka pasur kualitet të dobët të gjumit kur është zgjuar në mes të natës.
Për shumicën, zakonisht nuk ka pse të brengoseni sepse shkaktari shpeshherë është alkooli apo konsumimi i kafesë gjatë natës Sidoqoftë, nëse rregullisht zgjoheni në mes të natës, atëherë kjo mund të jetë shenjë serioze e shëndetit mendor, diabetit.
Më poshtë i keni disa prej shkaktarëve që ndikojnë të zgjoheni natën.
Diabeti
Nëse keni probleme me gjumë, atëherë kjo është shenjë se keni tip 2 të diabetit. Sëmundja është kur nivelet e sheqerit në gjak janë shumë të larta dhe pastaj kjo ka ndikim të madh në gjumë.
Ankthi dhe depresioni
Ata që vuajnë nga ankthi dhe depresioni shpeshherë e kanë të vështirë të flenë. Për këtë problem, ekspertët rekomandojnë medikamente.
Apnea e gjumit
Kjo është prej shkaktarëve më të zakonshëm se përse njerëzit zgjohen në mes të natës. Djersitja gjatë natës, dhimbja e kokës në mëngjes, shtypja e lartë e gjakut dhe libido e zvogëluar janë shenja se vuani nga kjo sëmundje.
Pirja e duhanit
Pirja e duhanit mund të jetë një prej arsyeve se përse nuk mund të flini gjatë natës.
Urinimi
Një prej shkaktarëve më të mëdhenj të problemeve me gjumë është edhe nevoja për ta përdorur tualetin në mes të natës. Kjo zakonisht ndodh kur pini shumë para se të flini.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co