Rreth 100 persona vdiqën pas sulmit terrorist, SHBA kishte paralajmëruar Iranin për kërcënimin nga IS

rreth 100 persona vdiqen pas sulmit terrorist shba kishte paralajmeruar iranin per kercenimin nga is

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e kishte paralajmëruar Iranin, jo publikisht, mbi “kërcënimin terrorist” në kufijtë e tij, përpara sulmit te përgjakshëm, që u mor përsipër nga militantët e grupit Shtetit Islamik, tha të enjten, një zyrtar i qeverisë amerikane.

Dy shpërthimet gjatë ceremonisë përkujtimore për komandantin e Gardës Iraniane Qassem Soleimani, në qytetin Kerman të Iranit, në 3 janar, shkaktuan vdekjen e afro 100 personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve.

“Qeveria e SHBA-së ndoqi një politikë të kahershme, “detyrimi për të paralajmëruar”, politikë që është zbatuar nga administratat për të paralajmëruar qeveritë mbi kërcënime të mundshme vdekjeprurëse. Ne i japim këto paralajmërime sepse nuk duam të shohim që të vdesin njerëz të pafajshëm në sulme terroriste”, tha zyrtari amerikan, duke kërkuar që të mos identifikohej.

Ceremonia në Iran ishte organizuar për të përkujtuar Qassem Soleimanin, të vrarë me dron në vitin 2020 në Irak./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →