Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakord të emërojë Ursula von der Leyen edhe për një mandat tjetër pesë vjeçar në krye të organit të fuqishëm të ekzekutivit të Bashkimit Europian.
Samiti i Brukselit ku ishin të pranishëm të gjithë liderët e BE, zgjodhi gjithashtu portugezin Antonio Costa në krye të Këshillit Europian të BE dhe estonezen Kaja Kallas në si shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE.
“Misioni u krye! Këshilli Evropian e ka përmbushur misionin e tij”, u tha gazetarëve, Charles Michel. Treshja fitoi mbështetje të gjerë, por kryeministrja italiane e krahut të djathtë Giorgia Meloni abstenoi nga votimi për Von der Leyen dhe votoi kundër Costas dhe Kallas, sipas diplomatëve. Meloni tha se propozimet e Këshillit Evropian për lidershipin e lartë të BE ishin ‘një gabim i madh’.
“Mendoj se propozimi i formuluar nga partitë konservatore, Socialiste dhe Liberale ishte një gabim në meritë dhe metodë.
Qytetarët evropianë kërkuan qartë një linjë të re dhe të ndryshme për Bashkimin Evropian. Është një gabim i madh, e konsideroj mbi të gjitha mungesë respekti ndaj qytetarëve europianë, ndaj votës së shprehur nga ata qytetarë dhe ndaj vendosa të respektoj indikacionet e qytetarëve duke mos e mbështetur këtë propozim”, tha Girogia Meloni, Kryeministre e Italisë.
Nga ana e saj, Ursula von der Leyen theksoi se është e nevojshme të punojnë me Italinë dhe jo ta mënjanojnë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co