Sulmi në Banjskë, zëdhënësi i BE: Presim me padurim përfundimin e hetimit nga Kosova

sulmi ne banjske zedhenesi i be presim me padurim perfundimin e hetimit nga kosova

Vetëm katër muaj kanë kaluar që kur fshati Banjskë i Zveçanit u trondit nga një akt i dhunshëm terrorist kundër Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media deklaroi se BE po pret raportin përfundimtar ndërsa theksoi rëndësinë e të qenit të paanshëm në këtë proces.

“Sa i përket Banjskës, s’mund të them asnjë informacion të ri. BE pret me padurim përfundimin e hetimit nga autoritetet kosovare. Në momentin kur të kemi në dorë rezultatet, atëherë do t’i shqyrtojmë ato me kujdes për të nxjerrë konkluzione dhe për të marrë masat përkatëse, pa u ndikuar nga ndonjë mendje individuale në asnjë rast të veçantë,” u shpreh ai.

Stano shprehu pritshmëritë për bashkëpunim nga të gjithë ata që kanë dijeni apo informacion të vlefshëm që mund të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.

“BE pret një bashkëpunim të plotë nga çdo person që mund të kontribuojë në zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e bashkëpunëtorëve, organizatorëve dhe pjesëmarrësve”, u shpreh më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →