Thomas Strakosha ishte gardiani që Silvinjo i besoi portën në Europianin e Gjermanisë. Portieri kaloi zgjedhje e parë duke lënë Berishën në stol dhe pas përfundimit të aventurës, ka dhënë një për “Panorama Sport”. Strakosha shprehet se kualifikimi iku që në ndeshjen me Kroacinë, ndërkohë pjesëmarrja në Europian ishte diçka tjetër. Ai thotë se ndeshja me Italinë ishte më e dobëta, ndërsa konfirmon se do të largohet nga Brentfordi për të gjetur një ekip ku mund të ndihet i rëndësishëm.
Strakosha, ju luajtët për herë të parë në një Kampionat Europian, çfarë ndjesie patët në fushë?
Kur hyn në fushë t’i harron çdo gjë. Nuk ke asnjë gjë tjetër në mendje, por thjesht të shijosh lojën, atmosferën, britmat e tifozëve, turneun. Është disi e trishtë që nuk arritëm t’i gëzonim edhe më shumë duke mos u kualifikuar për në raundin tjetër. Të gjithë çunat dhanë maksimumin. Nuk arritëm dot që të shënonim me Spanjën dhe fatkeqësisht u eliminuam nga grupi.
Me cilin kundërshtar pate më shumë vështirësi?
Më e vështirë ndoshta ndeshja me Italinë, edhe nga mënyra sesi luajtëm. Sepse nuk luajtëm edhe aq mirë, ose ashtu siç donim. Ishte ndeshja më e keqe që kemi bërë në Europian, pastaj e kemi treguar veten më shumë me Kroacinë. Mund të them se aty e kemi humbur kualifikimin sepse duhet të kishim fituar.
Çfarë mendon për të gjithë atmosferën e krijuar nga tifozët shqiptarë në këtë Europian?
Mendoj se ishte një atmosferë fantastike. Me siguri tifozët më të mirë në botë dhe krijuan një atmosferë si askush tjetër. Ne jemi të lumtur që i kemi ata dhe që na mbështesin kudo. Jam krenar për ta dhe shpresoj që t’ia u shpërblejmë me një kualifikim në Botëror.
Do të qëndroni në Premier Ligë apo mund të lëvizni drejt një ekipi tjetër ku mund të luani sistematikisht?
Do të gjej një ekip ku të je mi rëndësishëm. Te kjo do të fokusohem. Tani se ku do të jetë nuk e di, por do të ishte maksimumi për mua.
KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co