EKSKLUZIVE/ Klubi i famshëm bullgar jep ofertë për Magetin, mesfushori këmbëngul për largimin nga Partizani

ekskluzive klubi i famshem bullgar jep oferte per magetin mesfushori kembengul per largimin nga partizani



































Partizani bëhet gati të humbasë një nga lojtarët më të rëndësishëm, Maget Gueje. Pas një sezoni shpërthyes, ka rënë në radarët e disa klubeve të mëdha dhe së fundmi ka mbërritur oferta që kënaq lojtarin, por edhe Partizanin, që ka në pronësi kartonin e tij. “Panorama Sport” mëson se gjigantët e futbollit bullgar, CSKA Sofje, janë seriozisht të interesuar për shërbimet e mesfushorit nga Senegali dhe kanë dërguar një ofertë zyrtare me vlerë 750 mijë euro.

maget

Kjo shifër nuk është ajo që Partizani ka synuar, por në kushtet kur lojtari insiston për largimin dhe kontrata skadon në verën e vitit tjetër, i shtyn drejtuesit të joshen nga ky propozim. Ende nuk është kthyer përgjigja zyrtare, por nga ajo që kuptohet përreth ambientit është se destinacioni i Magetit pritet të jetë Bullgaria. Vetë lojtari kërkon që të ndërrojë skuadër dhe këtë e ka pohuar edhe në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në atdheun e tij. Madje, ai pati njoftuar se së shpejti do të ketë zhvillime konkrete dhe me siguri e ka pasur fjalën për këtë ofertë. Në orët në vijim pritet që të ketë të reja në lidhje me këtë operacion, teksa duhet thënë se kjo është shuma më e madhe e mbërritur në formë zyrtare për 21- vjeçarin.

Para kësaj, Partizani ka refuzuar disa propozime nga klube të tjera me shifra më modeste. Maget në këtë sezon e nisi shkëlqimin në sfidat europiane nën drejtimin e Zekiçit, që i besoi një fanellë titullari, diçka që i ishte mundësuar me “pikatore” më parë. Më pas forma e tij erdhi vetëm në rritje. I riu e mbylli sezonin me 6 gola dhe 2 asiste në 31 ndeshje të luajtura në Superiore.

KLUB HISTORIK – CSKA e Sofjes është një nga klubet më të mëdha në Bullgari me plot 31 tituj kampion të fituar, 21 Kupa dhe 4 Superkupa. Megjithatë, duhet theksuar se në vitet e fundit suksesi ka munguar, pasi titulli i fundit kampion daton në sezonin 2007-2008. Sakaq, në sezonin 2020-2021 kryeqytetasit u shpallën fitues të Kupës së Bullgarisë. Sezonin e shkuar CSKA Sofia e mbylli në vendin e dytë, 12 pikë pas kampionëve të Ludogorets. Vlera aktuale e skuadrës bullgare sipas “Transfermarkt” është 18,18 milionë euro, më shumë sesa dyfishi i Partizanit. Kujtojmë që pjesë e klubit bullgar është edhe ish-lojtari i Kombëtares, Altin Haxhi, i cili ka një rol drejtuesi në akademi.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →