Ditën e sotme është arrestuar koka e bandës së Shijakut Astrit Avduli.
Ministri Taulant Balla ka publikuar pamjet nga operacioni, ku Avdyli është arrestuar në ambientet pranë shtëpisë.
Duket se fillimisht ai ka tentuar t’i largohet efektivëve, por edhe pse ka pasur me vete armë zjarri, nuk ka reaguar.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Vijon operacioni policor i koduar “Revanshi”.
Operacioni nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH me mbështetjen e Forcave Speciale Renea.
Operacioni në masa të larta sigurisë, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një të shumëkërkuari me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Kapet dhe vihet në pranga shtetasi A.A, 50 vjeç, banues në Shijak, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”.
Në momentin e ndërhyrjes së forcave policore, 50 vjeçarit ju gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Në vijim të veprimeve, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale në Departamentin e Policisë Krimianale, bënë të mundur ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, e cila ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Operacioni “Revanshi” vijon.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co