Interi ka hedhur vështrimin nga merkatoja. Skuadra kampione e Italisë drejtuar nga Simone Inzaghi po analizon edhe lëvizjet e para, ku lojtari më i dëshiruar për momentin në kampin zikaltër është Gudmundson.
Sigurisht që nuk jemi në një fazë të avancuar, pasi klubi kuqeblu kërkon 30-35 milionë euro për ta lënë të lirë, ndërsa zikaltrit tashmë kanë marrë fjalën e lojtarit dhe duan që ta huazojnë në fillim dhe një vit më vonë ta blejnë detyrimisht kartonin e tij, në merkaton e janarit.
Një strategji që ndodhi edhe në rastin e Fratezit kur ai u bë zyrtarisht interist më 2 shkurt. Dëshira e lojtarit për të luajtur me Interin është shumë e rëndësishme që zikaltrit të vazhdojnë bisedimet mbi një terren shumë të mirë dhe të flasin vetëm për çështjet ekonomike. Klubi dhe Bepe Marota nuk duan që të bëhen pjesë e një ankandi me Premier Ligën, ku do të dilte i humbur sepse për momentin nuk e ka të lehtë që të ofrojë miliona. Sigurisht që fillimisht Interi kërkon që të gjejë një ekip për 2 sulmuesit Korrea, por është duke dëgjuar edhe oferta për Arnautoviçin. Në të gjithën këtë histori ka edhe një klauzolë që menaxherët e tij kërkojnë ta vendosin një klauzolë të çuditshme.
BĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« mbrojtje qĂ« klubi duhet tâi bĂ«jĂ« lojtarit nĂ« njĂ« çështje gjyqĂ«sore qĂ« ka nĂ« IslandĂ« pĂ«r pĂ«rdhunim dhe ajo do tĂ« rihapet sĂ«rish gjatĂ« vjeshtĂ«s. Xhenoa Ă«shtĂ« gati qĂ« ta pranojĂ« kĂ«tĂ« klauzolĂ«, por mbetet pĂ«r tâu parĂ« se sa i interesuar Ă«shtĂ« Interi pĂ«r tâu bĂ«rĂ« pjesĂ« e kĂ«saj loje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co