Mijëra traktorë bllokojnë rrugët në të gjithë Spanjën, opozita “përplaset” me qeverinë: Vini dogmatizmin mjedisor përpara nevojave të fermerëve

mijera traktore bllokojne rruget ne te gjithe spanjen opozita perplaset me qeverine vini dogmatizmin mjedisor perpara nevojave te fermereve
mijera traktore bllokojne rruget ne te gjithe spanjen opozita perplaset me qeverine vini dogmatizmin mjedisor perpara nevojave te fermereve

Fermerët spanjollë kanë vijuar edhe sot protestat ndërsa me mijëra traktorë kanë bllokuar rrugët në të gjithë vendin dhe po përparojnë drejt Barcelonës.

Forca policore rajonale e Katalonjës, ka shoqëruar disa nga protestuesit dhe po rekomandon që të minimizohet lëvizja e qytetarëve në rajon.

Protestat kanë qenë edhe temë debati dhe akuzash në kongresin spanjoll mëngjesin e sotëm.

Partia Popullore konservatore e opozitës (PP) ka akuzuar qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga socialistët e kryeministrit Pedro Sánchez se ka vënë “dogmatizmin mjedisor” përpara nevojave të fermerëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co