Akuzohet për krime lufte, një muaj paraburgim për serbin

akuzohet per krime lufte nje muaj paraburgim per serbin
akuzohet per krime lufte nje muaj paraburgim per serbin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur për masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Sergjan Lazoviç, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Gjykata ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile”, transmeton Telegrafi.

“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.L dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në njoftim.

Tutje, theksohet se Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri S.L lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co