Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin e regjistruar në Fier.
Ai shprehet se policia veproi menjëherë duke vënë në pranga autorin e zjarrit, teksa shprehet se qytetarëve u është përsëritur apeli nga Policia të mos shkaktojnë zjarre të qëllimshme sepse do të përballen me ligjin.
Postimi i plotë:
Me ngritjen e temperaturave, stina e verës po shoqërohet edhe me vatra zjarresh. I fundit u regjistrua sot në mesditë, në Peshtan të Vogël në Fier.
Pas disa orësh është bërë i mundur shuarja e zjarrit masiv që përfshiu kodrat me ullishte.
Flakët janë përhapur me shpejtësi të favorizuara edhe nga era e fortë, duke dalë jashtë kontrollit, teksa kanë përfshinë një sipërfaqe prej 5 hektarësh.
“Për vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e flakëve në terren u angazhuan forca dhe mjete të shumta zjarrëfikës”, shkruan ministri Balla në rrjetet sociale.
Ndërkohë, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan një të dyshuar pasi i vuri zjarrin një sipërfaqe toke me mijëra rrënjë ullinj në fshatin Vllahat, Delvinë.
Policia përsëriti apelin për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin, shkruan Balla.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co