Komisioni anti-korrupsion/Bylykbashi: Nuk bëhemi pjesë e farsave politike, ne me qeverinë do përballemi me votë

komisioni anti korrupsion bylykbashi nuk behemi pjese e farsave politike ne me qeverine do perballemi me vote
komisioni anti korrupsion bylykbashi nuk behemi pjese e farsave politike ne me qeverine do perballemi me vote

Deputeti i Partisë Demokratike Në emisionin Kjo javë në Neës 24, ka folur edhe për ngritjen e Komisionit Antikorrupsion nga mazhoranca, teksa është shprehur se PD nuk mund të bëhet pjesë e farsave politike.

‘’Ne na takon që të përballemi me qeverinë dhe do ta bëjmë me vota’’, u shpreh Bylykbashi.

Më tej ai shprehet se duhet të hetohen disa prej çështjeve shumë të rëndësishme, teksa Rama nuk që ti japë barazim votave duke mos i ndarë ato të mazhorancës nga ato të opozitës, u shpreh deputeti i PD, Bylykbashi.

Bylykbashi:

‘’Kemi edhe skandalin e TIMS që po hetohet, por po bëhet çmos që të bllokohet hetimi dhe marrja e kontrollit me ligj i takon atij që e kërkon, pra ne e kërkuam ne na takon

Mazhoranca thotë ska asnjë gjë, nëse ne nuk kemi prova

Njerëz që janë në konflikt interesi nuk i duan hetimet, personi që ka më shumë konflikt interesi është Edi Rama, detyra jonë është të përballemi me votë

Nëse Edi Rama thotë nuk bëj rformën zgjedhore dhe nuk jap barazim të votës pra njësoj si e mazhorancës dhe e opozitës, mendojmë ne se do ketë sukses te këto të tjerat.

Epo ne nuk bëhemi dot pjesë e këtyre farsave’’, tha Bylykbashi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →