Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës Hajrulla Çeku ka njoftuar se në Kalanë e Vuçakut në Drenas, ekspertët e arkeologjisë kanë zbuluar një altar romak, të gjysmës së parë të shekullit III të Krishtit.
Ministri Çeku shprehet se ky është një zbulim tepër i rëndësishëm.
“Ekipi i ekspertëve, i përbërë nga arkeologu Shafi Gashi, Sali Islami dhe Arbnor Morina, në murin rrethues të kalasë kanë zbuluar një altar romak të gjysmës së parë të shek.III, pas krishtit. Objekti është një spolie e ripërdorur në ndërtimin e kalasë së periudhës së Justinianit (527-565 p. Kr). Altari është i një rëndësie të veçantë dhe tregues se ka vazhdueshmëri jetese që nga parahistoria, antika deri në mesjetë”, ka shkruar ministri Çeku.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co