Kompozitori Edmond Zhulali, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 foli për ndarjen nga jeta të poetit Agim Doçi.
Zhulali tha se poetin Doçi ka pasur miqësi të hershme. Ai tha se Agimi ishte patriot i jashtëzakonshëm, teksa ka shkruar shumë tekste për Kosovën dhe sidomos UÇK-në.
Edmond Zhulali: Me Agim Doçin kam pasur një miqësi tepër të hershme, më shumë se 26-vjeçare. Kemi dalë në një foto edhe treshja e Marshit të UÇK-së, ne kemi dirigjuar këtë këngë legjendare, unë, Agim Doçi dhe Arif Vladi, secili në rolet e veta. Kemi kujtime tepër të bukura me Agim Doçin. Në vitet 1998-1999 populli shqiptar përjetoi një tragjedi të madhe në raport me atë që ndodhte në Kosovë.
[embedded content]
Kemi krijuar një sërë këngësh për UÇK-në, “Marshi i UÇK”, kemi bërë këngën “A vritet pafajësia?”. Agim Doçi ka qenë patriot i jashtëzakonshëm dhe më sugjeroi të bëjmë këngë për UÇK-në dhe për Kosovën. Ne e kemi ndjerë çështjen kombëtare, krijimtaria jonë është e lidhur me njëri-tjetrin. Ne kemi marrë dokument madje si veteran të luftës në Kosovë, për tekstet dhe muzikën tonë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co