Ervin Bulku, zëvendëstrajneri i Kombëtares shqiptare, deklaroi se të gjithë duhet të jenë krenarë për përfaqësimin e Shqipërisë në Europian.
Sipas tij, tashmë shqiptarët mund të mbështesin kuqezinjtë në kompeticione të mëdha, ndryshe nga e kaluara. I ftuar në emisionin “Kampionët”, Bulku ndër të tjera deklaroi:
“Ne duhet të jemi të gjithë krenarë, për atë që ka bërë skuadra në Gjermani dhe tifozët. Në të kaluarën të gjithë bënin tifo për skuadrat e tjera, ndërsa tani kemi Kombëtaren tonë për të bërë tifo.”
Ndihmësi i Silvinjos analizoi edhe fitoren e Gjermanisë ndaj Danimarkës, ku tha se ishte një ndeshje e vështirë për “pancerat”, deri te goli i dytë.
“Në 10 minutat e para dukej që Gjermania do të dominonte. Para golit të Gjermanisë, Danimarka ishte shumë afër. Pas golit të penalltisë, Danimarka kërkonte barazimit dhe loja u hap. Gjermania shënoi të dytin dhe aty u mbyll gjithçka. Nuk mendoj se e kishte të lehtë ndaj Gjermanisë.”, deklaroi Bulku.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co