Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Dibrës, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Pas hekurave përfundoi Mentor Hida.
NJOFTIMI I POLICISË
Procedohen penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryeplaku i fshatit Selishtë dhe specialisti i pyjeve në këtë fshat. Asgjësohen dhjetëra bimë kanabisi dhe mjete pune që shërbenin për këtë aktivitet kriminal. Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i Pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore dhe në hetime proaktive.
Në këtë kuadër, si rezultat i një hetimi proaktiv i ndjekur prej disa muajsh, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., 36 vjeç, banues në fshatin Selishtë. 36-vjeçari, brenda një zone të pyllëzuar, kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjete të ndryshme pune që shërbenin në këtë aktivitet kriminal. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit H.L., kryeplaku i fshatit Selishtë dhe H.K., specialisti i pyjeve në këtë fshat. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të bashkëpunëtorëve të tjetë, të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co