![Siguria Detare, Balla: Vijat e kuqe askush s’do guxojë ti shkelë 2 siguria detare balla vijat e kuqe askush sdo guxoje ti shkele](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/siguria-detare-balla-vijat-e-kuqe-askush-sdo-guxoje-ti-shkele.jpg)
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se paprekshmëria e perimetrit të sigurisë për pushuesit, si dhe zbatimi me rigorozitet i rregullave të lundrimit, që nga pajisja me dokumentacion përkatës deri te masat e shpëtimit, janë vija e kuqe për këdo që tenton ti shpërfillë këto rregulla.
Reagimi i ministrit të Brendshëm vjen pas masave të policisë nga drejtuesve të mjeteve lundruese që shkelin rregullat.
Balla përgëzon Policinë Kufitare dhe Njësinë Policore Detare për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste, të cilët kërkuan ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë si dhe për bllokimin e 27 mjeteve lundrimi me shkelje.
Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:
🇦🇱 Operacioni “SIGURIA DETARE” vijon çdo ditë nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare në hapsirën detare, liqenore dhe lumore, për të rritur sigurinë e pushuesve në plazhet e vendit.
Paprekshmëria e perimetrit të sigurisë për pushuesit, si dhe zbatimi me rigorozitet i rregullave të lundrimit, që nga pajisja me dokumentacion përkatës deri te masat e shpëtimit, janë vija e kuqe për këdo që tenton ti shpërfillë këto rregulla.
Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare për ndihmën e dhënë turistëve dhe vizitorëve në 9 raste, të cilët kërkuan ndihmë në hapsirën detare nga Ksamili në Velipojë si dhe për bllokimin e 27 mjeteve lundrimi me shkelje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co