![“Po përjetoj një moment të madh”, Martinez pas triumfit ndaj Perusë: Shpresojmë të na rikthehet Messi 2 po perjetoj nje moment te madh martinez pas triumfit ndaj peruse shpresojme te na rikthehet messi](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/po-perjetoj-nje-moment-te-madh-martinez-pas-triumfit-ndaj-peruse-shpresojme-te-na-rikthehet-messi.jpg)
Argjentina fitoi edhe sfidën e tretë në grup, atë përballë Perusë, duke u kualifikuar më tej në çerekfinale të Coppa Amerika. Pavarësisht mungesës së Leo Messit në fushën e lojës, Lautaro Martinez i dhuroi suksesin bardh e kaltërve me një dy golësh. Ishte pikërisht sulmuesi i Interit, që nuk e fshehu gëzimin, jo vetë për fitoren e skuadrës së tij, por edhe për realizimin dy golëshit, që përcaktoi sfidën.
“Po përjetoj një moment të madh, si me Interin po ashtu edhe me Argjentinën. Të veshësh fanellën e vendit tënd, të jep një emocion të papërshkrueshëm. Messi është më mirë, shpresojmë ta kemi të gatshëm për të na ndihmuar që në ndeshjen e rradhës”, theksoi ndër të tjera “El Toro” Martinez.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co