![VIDEO/ Menduan se kishte armë të vërtetë, policia vret 13-vjeçarin që mbante një pistoletë lodër 2 video menduan se kishte arme te vertete policia vret 13 vjecarin qe mbante nje pistolete loder](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/video-menduan-se-kishte-arme-te-vertete-policia-vret-13-vjecarin-qe-mbante-nje-pistolete-loder.jpg)
Një 13-vjeçar u qëllua për vdekje nga policët e Neë York, të cilët menduan se ai mbante një armë të vërtetë, ndërsa më pas rezultoi se ishte një pistoletë lodër.
Policia tentoi ta ndalonte mbrëmjen e së premtes, ndërsa dyshonte se ishte një nga autorët e një grabitjeje në Utic.
Ndërsa po e merrnin në pyetje, Nyah Mway filloi të vrapojë. Drejtori i policisë Mark Williams tha se policët kishin parë diçka që dukej si “revole”.
Njëri prej policëve u orvat me të duke e përplasur për tokë. Gjatë kësaj orvatje, një polic tjetër shkrepi një plumb që goditi adoleshentin në gjoks.
Pavarësisht se iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes, disa momente më vonë ka ndërruar jetën në spitalin Ëynn.
Policia ka publikuar pamjet e kamerave të policisë që ishin të vendosura në uniformë. Pamjet u publikuan pasi komuniteti i Utica organizoi protesta duke kërkuar drejtësi.
Policët besonin se ishte revole e vërtetë, por më vonë u përcaktua se ishte një Glock 17 lodër.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co