FOTO/ Transferimi i tretë më i mirë, në Angli vlerësojnë kalimin e Brojës te Fulham

foto transferimi i trete me i mire ne angli vleresojne kalimin e brojes te fulham

Si kurrë më parë në vitet e fundit, Premier League thuajse qëndroi në heshtje këtë merkato dimri, kjo për shkak edhe të problemeve që kanë me rregullat e “Fair Play Financiar”. Një nga lëvizjet më të rëndësishme në këtë sesion ishte transferimi i Armando Brojës te Fulham. Sulmuesi kuqezi ishte një nga lojtarët më të lakuar në ishull, por në fund garën e fitoi ekipi londinez. Sipas një sondazhi të kryer nga Daily Mail:

Sonadazhi I Brojes
Sonadazhi I Brojes

Broja vlerësohet nga tifozët si lëvizja e tretë më e rëndësishme e kryer në këtë merkato dimri. Në vendin e parë vlerësohet transferimi i Timo Werner te Tottenham ndërsa në vendin e dytë kalimi i Kalvin Phillips te West Ham.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co