![“Rruga e Arbrit do të jetë pa pagesë”, Rama: I kam merak dibranët, në fund të vitit hapim tunelin e Murrizit nëse fuqia e zotërve të Dibrës do të na… 2 rruga e arbrit do te jete pa pagese rama i kam merak dibranet ne fund te vitit hapim tunelin e murrizit nese fuqia e zoterve te dibres do te na](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/rruga-e-arbrit-do-te-jete-pa-pagese-rama-i-kam-merak-dibranet-ne-fund-te-vitit-hapim-tunelin-e-murrizit-nese-fuqia-e-zoterve-te-dibres-do-te-na.jpg)
Kryeministri Edi Rama, në hapjen e aksit të ri rrugor Thumanë-Kashar, autostradë e Kategorisë A të Bashkimit Europian, mes shumë projekteve të tjera, nuk la pa përmendur edhe Tunelin e Murrizit.
Rama tha se ky Tunel nuk është përfunduar ende për shkak të problemeve gjeologjike që janë hasur, ndërsa theksoi se Rruga e Arbrit do të jetë e aksesueshme pa pagesë.
“I kam shumë merak dibranët. Tuneli i Murrizit është fiksimi, por në luftë me gjeologjinë, prandaj i Llogarasë erdhi para për këtë shkak. Po ecim në Murriz, por nuk dua të vë afate, nuk duam të kemi befasira të gjeologjisë Nëse fuqia e zotërve të Dibrës do të na ndihmojmë do të kemi përfundimin e tunelit brenda vitit dhe të gjithë dibranët mund të mblidhen në sofrën e madhe dibrane për Vit të Ri. Rruga e Arbërit nuk do të jetë më pagesë”, tha kryeministri.
Aksi Thumanë- Kashar, segmenti i parë i Korridorit Blu, paraprin tre kantiereve të reja Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj dhe Lekaj – Fier, të cilat nisin nga puna për disa javë, ndërkohë që brenda pak javëve rihapet gara për segmentin Milot – Balldren.
Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin edhe ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali dhe ajo e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co