![Shuhet shkrimtari Ismail Kadare, nënkryetari i Akademisë së Shkencave: Humbje e madhe për botën akademike 2 shuhet shkrimtari ismail kadare nenkryetari i akademise se shkencave humbje e madhe per boten akademike](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/07/shuhet-shkrimtari-ismail-kadare-nenkryetari-i-akademise-se-shkencave-humbje-e-madhe-per-boten-akademike.jpg)
Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Vaso Tole teksa vlerësoi kontributin e çmuar të Ismail Kadaresë, theksoi se bota akademike pësoi një humbje të madhe.
Në një lidhje telefonike për News24, Tole theksoi se Kadare i zotëronte të gjitha artet.
“Ndarja nga jeta fizike e akademikut të shquar, është humbje e madhe për botën akademike shqiptare. Ai është figura qendrore e shekullit XX. I shpreh ngushëllime familjes, botës akademike dhe krijuese shqiptare. Vetë Kadare thoshte; s’jam desident, por kam bërë letërsi. Ai nuk ishte vetëm shkrimtar, por zotëronte të gjithë artet. Humbja e tij fizike është tronditje e madhe për ne. Në pikëpamjen e veprës, ai nuk do të lërë asnjë boshllëk. Kemi një vepër të stërmadhe, botërore që ka krijuar Kadare. Do të ngushëllohemi me faktin se e patëm mes nesh Kadarenë.”, tha Tole.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co