FOTO/ “Festival, recital”, mediat në Spanjë të mrekulluara pas përfaqësueses: Gjermania ka një problem

foto festival recital mediat ne spanje te mrekulluara pas perfaqesueses gjermania ka nje problem
foto festival recital mediat ne spanje te mrekulluara pas perfaqesueses gjermania ka nje problem

Mrekullitë në futboll mund të ndodhin, por Gjeorgjia e kishte të pamundur të ruante statusin e “hirushes” përballë Spanjës, duhej me shumë se një mrekulli për të t’i bërë ballë “Furisë së Kuqe”. Kvara me shokë lëshuan një mirazh duke kaluar shpejt në avantazh, por ekipi i De La Fuente-s reagoi fuqishëm duke barazuar shifrat me Rodri-n.

Pjesa e dytë ishte një spektakël më vete i dyshes Yamal-Williams. Talenti i Barçës dhuroi një assist të pastër për Ruiz që me kokë kaloi iberikët në avantazh. Në të 75-ën, Nico Williamas realizoi një super gol duke dërguar shifrat në 3-1, ndërsa Dani Olmo kompletoi “pokerin” e golave.

Spanja “fluturon” në çerekfinale, aty ku do të përballet me Gjermaninë, një super sfidë mes dy ekipeve më në formë të këtij Evropiani. Tifozët spanjoll, por dhe mediat festojnë për këtë paraqitje fantastike: “Festival, apo recital”, ishin titujt më të përdorur në Spanjë, ndërsa titulli më pikant ishte i AS: “Gjermania ka një problem”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →