“Të rrënuar psikologjikisht”, Rama tregon prapaskenat e takimit me mjekët tek Onkologjiku dhe shigjeton të përfshirët në skandal: Përgjegjësia e tyre, individuale!

te rrenuar psikologjikisht rama tregon prapaskenat e takimit me mjeket tek onkologjiku dhe shigjeton te perfshiret ne skandal pergjegjesia e tyre individuale
te rrenuar psikologjikisht rama tregon prapaskenat e takimit me mjeket tek onkologjiku dhe shigjeton te perfshiret ne skandal pergjegjesia e tyre individuale

Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat nga takimi që ka pasur sot me mjekët dhe stafin e spitalit Onkologjik në QSUT.

Ai tha se stafi i këtij spitali ishte i rrënuar psikologjikit për shkak të skandalit që ndodhi tek Onkologjiku.

Mes të tjerash ai shtoi se përgjegjësia është individuale për secilin mjek apo infermier.

“Përgjegjësi e tyre është individuale, duhet ta mbajmë para ligjit dhe para zotit. Përgjegjësia juaj si institucion spitalor është të reagoni dhe të kujdeseni për funksionim e përditshme. Për të shtyrë çdo hap, reformimin, hap pas hapi të këtij institucioni. Takimi me skuadrën e Onkologjikut para se të vija këtu ishte mbresëlënës. Në kuptimin negativ për rrënimin psikologjik dhe moral të të gjithëve që është e natyrshme se janë më afër nga të gjithë ndaj këtyre merimangave.”, tha Rama.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →