I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke të mbjellë me ullinj, arrestohet 61-vjeçari në Cërrik

i vuri zjarrin nje siperfaqeje toke te mbjelle me ullinj arrestohet 61 vjecari ne cerrik
i vuri zjarrin nje siperfaqeje toke te mbjelle me ullinj arrestohet 61 vjecari ne cerrik

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si dhe si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara nga Komisariati i Policisë Cërrik, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. P., 61 vjeç, banues në fshatin Gostimë. Ditën e djeshme, dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, i cili i ka dalë jashtë kontrolli dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me 48 pemë ulliri, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullotash që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të zjarrvënies dhe të paligjshmërisë në tërësi. Reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →