Francë, partia e ekstremit të djathtë fiton raundin e parë të zgjedhjeve, mijëra protestues dalin në shesh kundër Le Pen

france partia e ekstremit te djathte fiton raundin e pare te zgjedhjeve mijera protestues dalin ne shesh kunder le pen
france partia e ekstremit te djathte fiton raundin e pare te zgjedhjeve mijera protestues dalin ne shesh kunder le pen

FRANCE

Mijëra protestues u mblodhën në kryeqytetin francez të dielën në mbrëmje pas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare, të cilat shpallën fituese partinë e ekstremit të djathtë “Tubimi Kombëtar” të Marine Le Pen.

Protestuesit ndezën zjarr në Paris teksa marshuan nëpër rrugët e qytetit, duke i vënë flakën koshave të mbeturinave. Shumë prej tyre brohoritën kundër të djathtës ekstreme. Ndërsa disa të tjerë mbanin parrulla ku shkruhej “nuk janë të huajt apo emigrantët ata që janë shumë, është Tubimi Kombëtar dhe idetë e tij fashiste”, duke iu referuar politikave kundër emigrimit të kësaj partie.

[embedded content]

Ndërsa nga ana tjetër, shumë mbështetës të Tubimit Kombëtar kanë pritur me ovacione dhe lot gëzimi fitoren e partisë së ekstremit të djathtë. “Jemi shumë të lumtur, kemi pasur një fushatë shumë të mirë.

Tani, shpresojmë që pas raundit të dytë, Jordan Bardella të bëhet kryeministër”-është shprehur një prej mbështetësve. Ndërsa disa mbështetës kanë fajësuar mosreagimin e Macron ndaj protestave duke theksuar se në këto zgjedhje i dhanë atij një shuplakë të mirë.

“Emmanuel Macron nuk do të dorëzohet kurrë para asgjëje, ai nuk ka kuptuar asgjë në Francë që në fillim. Pra, pavarësisht protestave të ‘jelekëve të verdhë’, ai kurrë nuk ka reaguar asnjëherë. Kështu që unë mendoj se ne duhej t’i jepnim një goditje të mirë.”-është shprehur një 70-vjeçare.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →