EMRI/ I dënuar me 4 vjet burgim për disa vepra penale, arrestohet në Spanjë me qëllim ekstradimin 31-vjeçari

emri i denuar me 4 vjet burgim per disa vepra penale arrestohet ne spanje me qellim ekstradimin 31 vjecari



































Policia e Spanjës ka kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 31-vjeçarin, Aleksandër Frroku.

SPANJEE

I riu, banues në Laç është dënuar me 4 vjet burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë në vitin 2018 për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimin e automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Vijojnë operacionet policore të përbashkëta me homologët për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Falë informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë me homologët spanjollë, është lokalizuar, kapur dhe arrestuar me qëllim ekstradimin një i kërkuar, i dënuar me 4 vjet burgim.

Në kuadër të operacionit “Weekend”, në Spanjë u bë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit Aleksandër Frroku, 31 vjeç, banues në Laç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, në vitin 2018 e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Interpol Tirana po vijon procedurat, në bashkëpunim me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →